Rooney: Liverpooli e meriton të shpallet kampion

22 mars 2020 | 19:22

Wayne Rooney është i bindur se sezoni aktual i Premierligës duhet të lejohet të përfundojë, dhe beson se Liverpool e ‘meriton’ titullin.

Ish-ylli i Manchester United lavdëroi tejmase rivalët e Djajve të Kuq, të cilët duket se do të fitojnë titullin e parë të ligës në 30 vjet, dhe thotë se sezoni madje mund të zgjasë deri në fund të vitit.

Dhe pasi pranoi se futbolli duhet të jetë sekondar në pandeminë aktuale të koronavirusit, Rooney e etiketoi Liverpoolin ‘fantastik’ dhe theksoi se do të ishte një padrejtësi për të parandaluar që klubi të merrte titullin, transmeton lajmi.net.

Duke shkruar në kolumnën e tij javore për “The Times”, Rooney ka deklaruar: “Bota po përballet me diçka serioze dhe ne në futboll nuk duhet të jemi ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë”.

“Futbolli është ajo që të gjithë – veçanërisht në Britani – zgjohen të mendojnë, por gjithçka është në plan të dytë. Kjo krizë është shumë më e madhe se loja jonë”.

“Liverpooli do të fitojë Premierligën. Ata kanë qenë fantastik. Ata e meritojnë këtë titull. Mund ta imagjinoni të prisni 30 vjet dhe më pas kur e keni shansin të mos e fitoni? E padrejtë”, shkroi anglezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Sot ndërroi jetë bashkëfshatari im Nehat Shala…