Rooney: Van Gaali, trajneri më i mirë në botë

30 qershor 2019 | 14:42

Wayne Rooney ka thënë se Louis van Gaal është trajneri më i mirë që ai e ka pasur gjatë karrierës së tij të bujshme, edhe pse Sir Alex Ferguson ishte trajner i tij për nëntë vjet rresht në Manchester United.

Rooney i fitoi pesë tituj në Premierligë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Fergustonit, por duket se Van Gaal i ka lënë atij më së shumti përshtypje nga të gjithë.

“Van Gaal është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë me të cilin kam punuar – njëqind për qind. Aftësitë e tij taktike, mënyra sesi përgatitej ai dhe vëmendja që ia kushtonte çdo detaji, ishin gjëra që më kanë mahnitur. E adhuroja. Kurrë nuk kam parë gjëra të tilla më herët. Më vjen keq sesi përfundoi, por një gjë e di sigurt; unë kam mësuar shumë nga ai dhe patjetër që do t’i përdor ato mësime kur të bëhem trajner”, ka thënë Rooney.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Qeveria e Kosovës kishte premtuar themelimin e Gjykatës…