Rosie dhe Jason bëhen prindër për herë të dytë

09 shkurt 2022 | 11:50

Rosie Huntington-Whiteley dhe partneri i saj aktori Jason Statham janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

Ka qenë vetë modelja që ka konfirmuar lajmin me një foto të ëmbël të vogëlushes, në karrocë, duke treguar që vajza ka lindur në 2 shkurt.

Rosie gjithashtu shkroi që emri i vajzës është Isabella James Statham.Rosie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fund të gushtit 2021 përmes një selfie në Instagram, në të cilën ajo tregonte barkun rrumbullak, me një fustan të firmës së njohur Bazilika- një markë që ajo e ka veshur gjatë gjithë shtatzënisë.

Kujtojmë që çifti ka dhe një djalë katër vjeçar, Jack Oscar.

May be an image of mosquito net and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…