Rossi: Marquezi shumë shpejt do t’i thyejë rekordet e mia

09 tetor 2019 | 14:31

Marc Marquez fitoi të dielën titullin e tetë kampion në karrierën e vet, të gjashtin në Moto GP, duke qenë një titull afër legjendës Valentino Rossi.

Piloti italian shprehet se tashmë rekordi i tij do të thyhet shumë shpejt. “Marquezi dominoi në këtë sezon, duke u renditur gjithnjë në dy vendet e para. Po garon ashtu sikurse bëja unë kur isha në formën më të mirë”, ka thënë Rossi.

I pyetur rreth faktit se shumë shpejt rekordi i tij mund të bjerë, Rossi ka deklaruar: “Po, kjo është e mundur të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka për të vuajtur shumë për të më arritur. Më vjen keq pasi 1 apo 2 tituj kampion i kam humbur vetë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kolegjin AAB është hapur “Panairi vjeshtor i librit AAB…