Rossi: Nuk tërhiqem në mes të sezonit

20 qershor 2021 | 08:55

Valentino Rossi ka hedhur poshtë zërat që kanë ardhur ditët e fundit nga Spanja, të
cilat konfirmonin tërheqjen e pilotit italian në mes të sezonit.

“Sinqerisht nuk e kam idenë se nga kanë dalë këto thashetheme. Janë thjesht fantazi. Nuk largohem në mes të sezonit, këtë vit do ta përfundoj”, ka thënë Rossi, që piloton Yamaha Petronas. Këtë fundjavë do të garohet në pistën gjermane të Sachsenring, ku Rossi synon të bëjë një paraqitje të mirë.

“Kemi bërë disa teste në Barcelonë këtë javë dhe rezultatet ishin të mira. Shpresoj që motori në këtë pistë të jetë i shpejtë në garë, për të mos humbur terren me rivalët”, ka shtuar Rossi, i cili është ikonë e MotoGP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i…