Rossi: Prej vitit 2015 s’kam qenë më vetja ime

28 tetor 2021 | 09:41

Piloti italian Valentino Rossi në fund të këtij sezoni do t’u thotë lamtumirë garave të MotoGP, pasi do të tërhiqet nga sporti.

Ikona e garave të motoçiklizmit, në një intervistë për emisionin “Le Iene”, ka rrëfyer disa detaje nga jeta dhe karriera e tij. “Që prej vitit 2015 nuk kam qenë më vetja ime, nuk kam qenë kompetitiv aq sa duhet. Unë kam ende dëshirë të garoj, por tashmë jam 42 vjeç, ndërsa pilotët e tjerë gati 20 vjet më të vegjël se unë”, u shpreh Rossi, fitues i nëntë titujve kampionë në garat e motoçiklizmit.

“Më vjen keq që nuk e fitova titullin e dhjetë. Sidomos pas gabimit në garën e Valencias në vitin 2015. Ndiej keqardhje për atë sezon dhe që nga ai vit nuk kam qenë më vetja ime”, ka shtuar Rossi, që konfirmon se do të vijojë karrierën në garat me makina, në kampionatin Endurance. Rossi shpreh edhe një fakt interesant në lidhje me fansat e tij: “MotoGP, para meje, ishte sport i njohur, por jo aq i famshëm. Me mua, shumë njerëz iu afrua këtij sporti, nga fëmijët deri te 80-vjeçarët. Madje me gjyshet 80-vjeçare kam shumë sukses, më duan shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruajnë: Inxh. i dipl. Abdullah Begolli Inxh. i dipl. Xhafer…