Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin me rezervat

15 prill 2024 | 10:24

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kjo lidhur me skandalin e rezervave shtetërore për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht gazeta Nacionale.

Lajmin se Hajdari po intervistohet në Prokurori është konfirmuar nga burime të sigurta të Nacionales, të afërta me zhvillimet.

Intervistimi i Hajdarit vjen pak ditë pasi në të njëjtin vend, u intervistua edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit i dyshuar për shpërlarje parash.

Skandali me rezervat shtetërore

Nacionale muaj më parë kishte publikuar audio-incizime të cilat dëshmonin për një skandal të madh në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Në audio-incizime, zyrtarët e MINT-it e konfirmonin se malli nuk kishte ardhur, dhe vlera ishte mijëra euro.

Pas publikimeve të Nacionales, Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë aksion duke arrestuar tre persona.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pasi të tre personave i ishte caktuar paraburgimi, Gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe i la në liri personat e arrestuar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte mohuar akuzat, duke e akuzuar Nacionalen për shpifje.

“MINT siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është duke u trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi dhe se nuk ka asnjë keqpërdorim të parasë publike. Kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara në nivelin sekret, sipas legjislacionit përkatës në fuqi”

“Ministria është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”, thuhej në reagim.

Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka thënë se klienti i tij është takuar me ministren Rozeta Hajdari në zyrën e saj në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Halimi tha se Ridvan Muharremit i është kërkuar ndihmë për sigurimin e rezervave shtetërore nga vetë ministrja Rozeta Hajdari.

“Është ftuar nga Ministria. I ka pyet me kënd je duke folur? Ka thënë kur të vish në Ministri lajmërohesh në recepsion pastaj takohemi, drejt në zyrën e Rozeta Hajdarit. Aty kanë qenë zyrtarë të lartë të ministrisë, ka qenë edhe ministrja aty. Edhe Ridvani e ka cek që për herë të parë Hajdarin e kam taku në zyrën e saj”, thoshte ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku, ku vdiqën vëlla (21) dhe…