Rrahen në një pompë të derivateve, bëhen për spital katër persona

17 prill 2023 | 09:33

Policia ka njoftuar se raportohet që në një pompë të derivateve ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Për këtë rast janë shoqëruar në polici katër persona të dyshuar dhe një viktimë.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR, Ferizaj, 16.04.2023 – 04:30. Raportohet se në një pompë të derivate për një rrahje në mes të disa personave. Policia ka shoqëruar katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy raste të vjedhjes së rëndë kanë ndodhur brenda 45…