Rrahje masive në Prizren, lëndohen gjashtë persona

29 tetor 2022 | 10:59

Gjashtë persona raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në fshatin Malësi e Re, në Prizren.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Malësi e Re, Prizren 27.10.2022 – 20:54. Raportohet se pas një mosmarrëveshje gjashtë të dyshuar meshkuj  kosovarë janë përfshirë në rrahje. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar për vendimin e fundit të…