Tahiri: Qeveria Kurti bëri dy gabime, s’dëgjoi dhe s’u koordinua me ndërkombëtarët

29 tetor 10:56

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për të mos e shtyrë vendimin për targat sipas kërkesës ndërkombëtare.

Tahiri në profilin e saj ka shkruar se Qeveria Kurti ka bërë dy gabime, fillimisht duke mos shtyrë vendimin dhe pastaj duke mos u koordinuar me partnerët për propozimin e dytë dhe modifikimin e implementimit të vendimit për targat.

Ajo thotë se këto janë dy dështime politike dhe e ka cilësuar si një injorancë politike.

“Qeveria as nuk e zbatoi marreveshjen per targa dhe as nuk koordinoi me partneret amerikan. Dy deshtime! Injorance politike!”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Bindja Demokratike ka vendosur që të garojë e vetme…