Rrahje në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (Video)

16 qershor 2019 | 17:51

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

“Kosovapress” ka shkruar gjatë ditës se bëhet fjalë për anëtarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat, me inicialet B.G, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Sipas burimeve të “Kosovapress”-it, anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, ka vazhduar fushatën…