Rrahmani ftohet nga Giresse

11 qershor 2023 | 16:33

Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani.

Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Albioni gjatë edicionit të sapopërfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë.

Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
542 mijë e 468 qytetarë me të drejt vote që…