Rrahmani humb ndeshjen e madhe ndaj Realit  

21 shtator 2023 | 17:00

Kalidou Koulibaly u largua nga Napoli në vitin 2022, Kim në vitin 2023. Krahas tyre ndër vite ka spikatur edhe figura e Amir Rrahmanit, i cili është bërë pjesë e pandashme e Napolit të Spallettit fillimisht dhe më pas e Rudi Garcias.

Themelor për mbrojtjen blu, kosovari u largua herët në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bragës, e para e kampionëve italianë në sezonin 2023-2024. Shqetësim i madh për napoletanët, duke marrë parasysh se si ky repart në dispozicion të Garcias është i kufizuar: Juan Jesus, Natan, Ostigard dhe askush tjetër. Në minutën e 13 të ndeshjes Braga – Napoli, Rrahmani u largua nga fusha për shkak të një problemi fizik. Stafi mjekësor blu u fut menjëherë në fushë për shkak të një tendosje muskulore në kofshën e majtë.

Në ditët në vijim priten kontrolle të reja instrumentale. Rrahmani pritet të mungojë për rreth dy-tri javë, duke u rikthyer efektivisht në dispozicion të Rudi Garcia vetëm pas pushimit për kombëtaret në tetor. Një pengesë e keqe për Napolin, që do të duhet të bëjë pa Rrahmanin kundër Bolognas, Udineses, Lecces dhe Fiorentinës në Serinë A, mbi të gjitha në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të planifikuar për më 3 tetor në “Diego Armando Maradona”.

Sipas asaj që kemi parë në këtë start të sezonit të ri, Ostigard është zëvendësuesi i Rrahmanit për të luajtur përkrah Juan Jesus. Natan, i cili erdhi në verë pas largimit të Kim, nuk ka startuar ende me Rudi Garcia. Edhe në Ligën e Kampionëve, sapo shoku i tij i skuadrës u largua, ishte Ostigard ai që u zgjodh nga bankina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 22.9.2023 Punime të…