Rrahmani në ‘radarin’ e Werder Bremen

23 prill 2024 | 13:29

Werder Bremen ia ka vënë syrin sulmuesit të Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani, raporton portali gjerman “Liga Insider”. Rrahmani po kalon një sezon historik te “Giulesti”, pasi ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola e ka dhuruar katër asistime vendimtare.

Çmimi i reprezentuesit kosovar është afërsisht 2 deri në 3 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.

“SV Werder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani.  Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman.

Skautët e Bremenit thuhet se monitoruan lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të marrë një pamje më të qartë të tij. Megjithatë, sipas raportit, bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar. Bremeni do të përballet me konkurrencën nga Republika Çeke: SK Slavia Prague gjithashtu duket se është e interesuar për nënshkrimin e tij dhe madje ka dorëzuar një ofertë zyrtare, e cila u refuzua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia…