Rrahmani: Pres të marr më shumë minuta te Napoli këtë sezon

21 shtator 2021 | 12:08

Mbrojtësi Amir Rrahmani shënoi golin e dytë në ndeshjen që Napoli e fitoi kudër Udineses (0-4).

Ai ka thënë se pret që në këtë edicion të këtë me shumë minuta në dispozicion, derisa e ka falënderuar Koulibalyn për asistimin.

“E mbaj mend shumë mirë, por një futbollist profesionist duhet të jetë në gjendje të harrojë dhe të fillojë përsëri. Ajo që ndodh sot do të harrohet nesër, gjithmonë duhet të përqendroheni në atë që do të vijë më pas. Ne fituam sot dhe tani duhet të kalojmë fokusin në ndeshjen e radhës. Dua të falënderoj Koulibalyn për asistimin, pres të marr më shumë minuta te Napoli këtë sezon. Unë kam thënë gjithmonë se një ekip si Napoli duhet të ketë 3-4 mbrojtës të fortë. Ka shumë lojëra, gjëja më e rëndësishme është të jesh gati në çdo kohë”, ka thënë Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentët e “Për’puthen” duket se kanë gjetur një mënyrë që…