Rrahmani: ‘Scudetto’ është afër, por duhet të vazhdojmë kështu

06 shkurt 2023 | 15:14

Skuadra e Napolit po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të shumëpritur në Serie A. Napolitanët i kanë 12 pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Interi.  Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani që është ndër më meritoret për rezultatet pozitive të kësaj skuadre, ka thënë se “Scudetto” është afër, por duhet të vazhdohet me ritëm të njëjtë.

“Ne e dimë që ‘Scudetto’ është duke na trokitur, por ndërkohë e dimë se janë në lojë edhe shumë pikë dhe shumë ndeshje. Ne do të hyjmë në fushën e blertë gjithmonë me mentalitetin e duhur. Është e vështirë t’i fitojmë krejt ndeshjet, mund të ndodhë që ta humbim ndonjë pikë gjatë rrugës”, ka thënë Rrahmani për “DAZN”.

“Ne punojmë gjatë tërë javës për të mos pësuar gol. Ne jemi të koordinuar mjaft mirë, krejt repartet, jo veç mbrojtja. Nëse luajmë mirë dhe nëse fitojmë në këtë mënyrë, është edhe fryt i punës që e kemi bërë vitin e kaluar”, ka shtuar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga…