Rrahmani: Zemaj dështoi t’i sigurojë testet, tash përfitojnë laboratorët privatë

12 gusht 2020 | 14:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka akuzuar Ministrin e  Shëndetësisë, Armend Zemaj, se qëllimisht ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rrahmani ka shkruar se duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike, Zemaj u ka hapur rrugë laboratorëve private për të përfituar me teste.

Sipas tij, qytetarët sot paguajnë deri në 50 euro për një test në laboratorët private.

 

Postimi i plotë i Rrahmanit:

I dështojnë institucionet publike për të përfituar nga ato private.

Armend Zemaj, dështoi qëllimisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke dështuar në kapacitetet për bërjen e testeve në institucionet publike u hapi rrugë laboratorëve private për të përfituar dhe për të dëmtuar qytetarët. Përderisa shteti do të duhej që të siguronte testet për secilin qytetar pa pagesë, ata sot paguajnë deri në 50 euro për një test.

Kjo është praktika e këtij pushteti tash e 20 vite. Në fillim i dështuan ndërmarrjet publike, pastaj i privatizuan dhe i përfituan për vete.

Qëllimi i tyre është përfitimi dhe përvetësimi në kurriz të popullit. Ata përfitojnë edhe duke rrezikuar shëndetinë e qytetarëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Elbasani,…