Hila prezantohet te Gjilani

12 gusht 2020 | 14:49

Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Elbasani, Ardit Hila.

27-vjeçar karrierën futbollistike e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani. Ai ka bërë karrierë në Shqipëri edhe në skuadrën e Teutës dhe Partizanit, derisa kampionatin e fundit ishte pjesë e Prishtinës.

Fotografia e SC Gjilani

“Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vije pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime. Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar për më shumë…