Thaçi: Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj

12 gusht 2020 | 14:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar për më shumë angazhim për rininë e Kosovës, në mënyrë që të iu krijohen kushte më të mira për edukim dhe zhvillim profesional.

Në Ditën Botërore të Rinisë, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit dhe punës.

“Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit. Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive. Dhe, unë, ndonëse e kujtoj me nostalgji rininë time, që nga ajo kohë angazhohem për më shumë mundësi për rininë, vend më të mirë për çdo qytetar dhe shtet më të fortë për popullin tonë. Edhe sot kur shënojmë Ditën Botërore të Rinisë zotohem për më shumë angazhim, që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional”, ka shkruar presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale në ShSKUK, dr. Ferat Sallahu, ka…