
Rrasa e Zogut bëhet me monument lavdie – Nderohen dëshmorët e 17 korrikut 1998
Të hënën, më 7 korrik në ora 10:00, në vendin historik të Padeshit, tek “Rrasa e Zogut” në bjeshkët e Junikut, do të vendoset gurthemeli i kompleksit përkujtimor kushtuar 40 dëshmorëve të rënë më 17 korrik 1998 dhe mbi 200 të plagosurve gjatë një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Papirus.
Kjo ngjarje do të organizohet nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Komunën e Junikut, Qeverinë e Kosovës, dhe shoqatën “Shqiponjat e Arta”.
Beteja e Padeshit, e njohur për qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë, do të përjetësohet përmes një kompleksi monumental që do të shërbejë si vend nderimi, kujtese dhe edukimi për brezat që vijnë.
Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe të gjithë atyre që e çmojnë sakrificën për liri.