Rrëfimi emocional i Dautit: Unë dhe Ramushi i kemi nga 20 plumba në trup

30 maj 2018 | 22:21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka folur për polemikat për luftën me ish-bashkëluftëtarin e tij, tani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Gjithçka mund të më thuash, tradhtar s’mundesh. As mua, as Ramushit. Në fund të ditës, të dytë i kemi nga 20 plumba në trup. Të dytë e kemi oborrin të mbushur me familjarë të vrarë. Të gjithë me pushkë në dorë, secili më i zoti se tjetri”, është shprehur ai në “T7”.

“Çka duhet të bëjmë më për ta dëshmuar që e duam këtë vend”, ka thënë ai, pasi ka kujtuar se ai dhe vëllai i tij, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Hagë vullnetarisht për t’u përballur me akuza për krime lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “bashkë në luftë kundër sklerozës multiple”, sot është…