Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

05 gusht 2020 | 14:45

Kanë filluar dhe janë duke vazhduar punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të komunës së Malishevës. Këto rrugë janë duke u ndërtuar në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në këtë komune.

Punimet në këto tri segmente rrugore, të mërkurën i kanë parë nga afër kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me zëvendësministrin në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enver Hotin, drejtorin e Urbanizimit, Ahmet Morinën dhe drejtorin e Shëndetësisë, Liridon Hotin, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti.

Kryetari Begaj dhe zëvendësministri Hoti, kanë uruar banorët dhe fshatin Carrallukë për ndërtimin e këtyre rrugëve, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët.

Ndërsa drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina, i ka njoftuar të pranishmit me projektin dhe ka sqaruar se këto rrugë rregullohen në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ku dy segmente financohen nga kjo ministri dhe një segment nga komuna e Malishevës. Në anën tjetër, kryetari i fshatit, Rrustem Hoti, e ka falënderuar komunën e Malishevës dhe Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e këtyre rrugëve në fshatin Carrallukë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…