Rregullohet problemi i zbarkuesit japonez në hënë, rinis operacionet

29 janar 2024 | 08:31

Zbarkuesi japonez i ka rinisur operacionet në hënë pasi që kishte qenë i fikur për një javë për shkak të problemeve me furnizim me energji.

Agjencia për Eksplorimin Aerohapësinor e Japonisë ka deklaruar që i ka rivendosur kontaktet me zbarkuesin gjatë mbrëmjes së të dielës, duke lënë të kuptohet që problem është sanuar.

Panelet e saj solare po punojnë sërish pasi që një ndërrim kushtesh në ndriçimin e saj bëri që ajo të kapë dritë të diellit ,ka thënë agjencia.

Kësisoj, ajo nuk ka mundur që të gjenerojë energji pasi ka zbarkuar atje më 20 janar pasi që panelet solare kanë qenë të drejtuara larg diellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do…