Rregullohet rryma në Berishë dhe largohet akulli nga rruga në Turjakë

21 janar 2021 | 17:59

Për shkak të reshjeve dhe ngricave në fshatin Berishë janë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe kabllovikut e internetit, ndërsa në fshatin Turjakë, gjithashtu si pasojë e ngricave, është krijuar sasi e madhe e akullit në rrugë, por të dyja këto probleme janë evituar dhe më nuk ka probleme.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka qëndruar në këto dy vendbanime dhe është angazhuar në rregullimin e këtyre problemeve.

Në fshatin Turjakë është krijuar akull në rrugë si pasojë e ngricave dhe për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, është angazhuar për largimin e akullit dhe pastrimin e rrugës për të krijuar siguri në qarkullim.

Në fshatin Berishë pothuajse në tërësi është dëmtuar rrjeti energjetik, po ashtu edhe shërbimet e internetit dhe kabllovikut, por të gjithë këto probleme janë evituar dhe tashmë banorët e Berishës janë duke u furnizuar me këto shërbime të domosdoshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në…