Rrëmbehet një djalë i mitur në Shtime

08 prill 22:25

Një fëmijë 11-vjeçar i identifikuar si E.T, është rrëmbyer këtë mbrëmje rreth orës 20:00 në Shtime.

Familja e tij thotë se atë e ka parë një tjetër i mitur, duke u rrëmbyer nga disa persona të cilët e kanë futur në një automjet.

Policia është njoftuar për rastin e ndodhur dhe tashmë ka nisur hetimet.

Zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Basri Shabani, ka thënë se nuk dihen motivet e këtij rasti.

“Çka dimë është se më pas babai i djalit ka pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohet që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës”, ka thënë Shabani për klankosova.tv.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse i ka vetëm dy vjet e gjysmë, ai…