Rrënohen objektet e vetmisë në Obiliq

01 qershor 2020 | 13:40

Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka filluar procesi i rrënimit të objekteve të vetmisë, të cilat gjenden në qendër të qytetit të kësaj komune.

Për të parë nga afër këtë proces ishte i pranishëm kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka falënderuar KEK-un për ofrimin e makinerive të rënda për rrënimin e këtyre objekteve, raporton “Epoka e re”.

“Këto objekte të vjetruara dhe të demoluara, nuk kanë plotësuar kushtet për jetës. Në këtë formë ne si komunë, kemi marrë vendim për rrënimin e tyre. Obiliqi prej tani frymon ndryshe! Kjo pjesë po hap rrugë për investime të reja, në ndërtimin e sheshit ‘Adem Preniqi’. Obiliqi po merr pamje të re, për të cilën secili qytetarë ka ëndërruar. Obiliqi po ndryshon”, është shprehur Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani nuk ka më dyshime. La Liga kthehet në fushë…