Rrënqethëse: Senatori Dole ngritët nga karroca për të nderuar ish-presidentin Bush (VIDEO)

04 dhjetor 2018 | 22:32

Derisa arkivoli me trupin e pajetë të ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W Bush, po qëndron në Capitol Hill i SHBA-së, ish-senatori Bob Dole, u ngrit në këmbë nga karroca invalidore për t’i japur përshëndetjen e fundit për Bush.

“Ish senatori Bob Dole i bëri nderimet e tij George H.W. Bush të martën në Rotunda të Kapitolit. Ish senatori 95-vjeçar, i cili shërbeu gjatë tre dekadave në Kongres, u ngrit nga karriget e tij me rrota nga një ndihmës në mënyrë që të qëndronte përpara arkivolit të Bushit. Dole pastaj përshëndeti Bushin e vjetër si shenjë nderi dhe respekti”, shkruan “thedailybeast.com”,  raporton “Epoka e re”.

Bush vdiq javën e kaluar në Hjuston dhe trupi i tij u dërgua në Uashington, D.C., kështu që ai mund të nderohej nga ligjvënësit dhe publiku në Capitol Hill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…