Rrëshqitje masive dheu, 36 viktima përfshirë dhe fëmijë

29 korrik 2019 | 00:04

Të paktën 36 persona deri tani njoftohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e tokës që goditi një fshat në jug të Kinës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën.

Mediat lokale të drejtuar gjithashtu raportojnë se 15 njerëz janë zhdukur pasi një valë masive balte ka “varrosur” më shumë se 20 shtëpi në krahinën e Guizhou.

Autoritetet kineze i thanë agjencisë së lajmeve “Xinhua” se 40 persona të tjerë ishin shpëtuar nga rrëshqitjet e tokës në qarkun Shuicheng.

Rrëshqitjet masive të dheut vijnë si pasoje e reshjeve të denduar të shiut të cilat kanë mbërthyer prej ditësh të gjithë Kinën.

Tek viktima mendohet se janë edhe dy fëmijë dhe një nënë me një foshnje./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si në vendet tjera në mbarë botën, edhe në vendet…