Rrëshqitjet e dheut mbyllin për qarkullim rrugën Pejë-Kullë (Video)

06 maj 2018 | 17:45

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije së rrëshqitjet e dheut kanë mbyllur për qarkullim rrugën Pejë-Kullë.

Ai ka thënë se intervenimi i Ministrisë së Infrastrukturës përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efekt për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve

“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar tutje se, duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët e MI-së kanë konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative”, ka shkruar Lekaj.

/Epoka e re/

Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rreshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët tonë, kemi konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative.

Gepostet von Pal Lekaj am Sonntag, 6. Mai 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piktori nga Kosova, Agim Bujupi, ka prezantuar veprën e tij…