Rreth 2 mijë persona evakuohen për të larguar një bombë në Poloni

09 gusht 2018 | 18:07

Policia polake ka njoftuar për evakuimin e më shumë se 2 mijë personave, pasi ka zbuluar një bombë të pashpërthyer të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë, transmeton “AP”.

Bomba është zbuluar në Lumin Oder në qytetin Glogow, zonë në jugperëndim të Polonisë, e cila ka qenë pjesë e Gjermanisë gjatë luftës.

Zyrtari përgjegjës për policinë në Glogow, Lukasz Szulikowski, i ka thënë agjencisë së lajmeve “AP”, se autoritetet janë duke evakuuar 2 mijë deri në 3 mijë persona afër një shkolle, para se të fillojë largimi i bombës.

Ai ka thënë se bomba është zbuluar gjatë pastrimit të fundit të lumit.

Transmetuesi privat, “TVN24”, ka raportuar se kjo është bomba e katërt e periudhës së Luftës së Dytë Botërore që është gjetur në këtë rajon prej vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Perspektiva e kombeve ndërtohet dhe nuk trashëgohet.…