Rreth 20 mijë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i bashkohen peticionit për lirimin e çlirimtarëve nga Haga

04 maj 2026 | 15:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve në Hagë nga bashkëkombësit në Maqedoninë së Veriut.

Përmes një postimi në “Facebook”, OVLUÇK-ja është shprehur tejet falënderuese për këtë mbështetje dhe kontribut

“Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit. Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombësve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Më herët, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, për “Klan Kosova” ka bërë me dije se 30 mijë nënshkrime të tjera janë pranuar nga tërë Evropa.

Ndryshe, nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla, ka theksuar se ky peticion ka për qëllim që t’i dërgojë Speciales një mesazh se shqiptarët kundërshtojnë një gjykim politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka…