Rreth 200 km nga Kievi shihet kamioni rus i baterisë së fuqishme raketore, “Uragan BM-27”

28 janar 2022 | 09:04

Mijëra trupa ruse janë vendosur në Bjellorusi për ushtrime të përbashkëta ushtarake me ushtrinë bjelloruse, të pritet të zhvillohen në mesin e muajit shkurt. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ndodhet më pak se 150 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë. Në Bjellorusi raportohet të jetë parë një sistem i baterisë raketore ruse me 16 hedhëse, “Uragan BM-27”.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale pretendohet se shfaqen pajisje ushtarake, përfshirë automjete të blinduara, tanke dhe sisteme raketore, duke udhëtuar drejt zonës, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Rusia ka njoftuar se në Bjellorusi do të dërgojë edhe aeroplanë të avancuar luftarakë të tipit “Su-35” si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe përkrahje mjekësore.

Në një faqe në Twitter, të quajtur “Conflict Intelligence Team (Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve)”, postimin e së cilës e publikoi BBC-ja, është publikuar një fotografi ku thuhet se shihet një kamion që përdoret për baterinë raketore “Uragan BM-27”. Thuhet se fotografia është bërë afër Rechitsa-s, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit ukrainas.

Çfarë është sistemi i baterisë raketore “Uragan BM-27”?

Sistemi i baterisë raketore “Uragan BM-27” është sistem për hedhje të shumëfishtë të raketave, i dizajnuar në ish-Bashkimin Sovjetik. Në shërbim ishte futur në fund të viteve të shtatëdhjeta. Ky sistem mund të hedhë raketa 220-milimetërshe nga 16 gypa hedhës të montuar në kamion të tipit “ZIL-135 8×8”.

Sulmi me bateri raketore “Uragan BM-27” gjatë ushtrimeve (pamjet: YouTube)

Raketat e këtij sistemi janë të gjatë 4.8 metra dhe peshojnë 280 kilogramë. Rrezja e hedhjes është nga 10 deri 35 kilometra. Sistemi ka edhe variante të tjera, si varianti “Uragan-1M”, që mund të hedhë raketa 300-milimetërshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALBIN MEHMETI Intelektuali-pushteti, binom bashkëpunimi a(po) konfrontimi? Vdekja më vjen…