Rreth 30 mijë euro i grabiten një personi në Podujevë

07 dhjetor 2020 | 19:48

Një grabitje nën shkrepjen e armës ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

I dyshuari arriti që të grabisë rreth 30 mijë euro, siç mëson Klan Kosova, nga personi i cili ishte nisur për ta deponuar këtë shumë të parave.

Rastin për “Klan Kosova”,  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”, ka deklaruar Borovci.

Borovci ka deklaruar se policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit i cili e ka kryer grabitjen. “Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë Veriore kanë regjistruar 25 vdekje të…