Rreth 30 për qind e të infektuarve mund të mos zhvillojnë antitrupa kundër virusit

21 prill 2020 | 11:27

Sipas një studimi të ri, rreth 30 për qind e personave të infektuar mund të mos zhvillojnë antitrupa që e mbrojnë organizmin nga përsëritja e infektimit.

Adminsitrata amerikane ka thënë se rezultatet e testimeve për antitrupa janë sinjal thelbësor për mundësinë e riaktivizimit të ekonomisë dhe jetës normale.

Megjithatë, shkencëtarët në Universitetin e Fudan-it në Kinë zbuluan se gati një e treta e pacientëve që ata i testuan kishin nivel aq të ultë të antitrupave të koronavirusit, saqë kishin pak gjasa që të jenë imunë ndaj një infeksioni të ri.

Organizmi i njeriut prodhon shumë antitrupa të fuqishëm, kur sulmohet nga viruset apo bakteret.

Në Shtetet e Bashkuara janë ngritur shumë pyetje për mënyrën e testimit për antitrupa.

Shkencëtarët kinezë bënë teste të antitrupave në 175 persona që ishin diagnostikuar me koronavirus dhe më pas ishin shëruar.

Personat e përfshirë në hulumtim ishin nga mosha 15 deri në 85-vjeçare dhe moshat e ndryshme kishin nivele të ndryshme të antitrupave.

Dhjetë prej tyre kishin nivel aq të ulët të antitrupave, saqë ishin të parëvejtshëm gjatë testimit, shkruan “Daily Mail.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Uglar të Gjilanit pasditen e së hënës policia…