Rreth 300 fluturime të anuluara si pasojë e grevës në ‘Eurowings’

19 tetor 2022 | 15:03

Rreth 300 fluturime të kompanisë “Eurowings” janë anuluar të mërkurën, sipas kompanisë amë Lufthanasa, si pasojë e grevës së pilotëve, të cilët janë duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Të mërkurën është shënuar dita e tretë dhe e fundit e grevës për këtë javë.

Greva ka prekur dy të tretat e 450 fluturimeve të planifikuara.

“Ne presim që t’iu kthehemi operacioneve normale të fluturimit të enjten”, kanë thënë nga “Lufthansa”.

Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve ka thënë se grevat e planifikuara për këtë javë do të përfundojnë në mesnatë.

Ende nuk është e qartë nëse palët do të kthehen në tavolinën negociuese. Një prej pikave kyçe ka qenë e lidhur me numrin e ditëve të lira të pushimit. Pilotët kanë kërkuar 14 ditë pushim, mirëpo kompania ajrore aktualisht ofron 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë me dije se…