Rreth 300 policë kanë dorëzuar sot pajisjet e tyre në veri

06 nëntor 2022 | 17:23

Rreth 300 policë nga katër stacionet e komunave veriore të Kosovës kanë dorëzuar sot pasdite në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës të gjitha pajisjet e tyre, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjnë të hënën edhe rreth 150 policë të tjerë.

Ata kanë ardhur të gjithë së bashku duke bartur në duar edhe dorëheqjet e shkruara në alfabetin cirilik.

Vlen të theksohet se përkundër dorëheqjeve, nëpër rrugët e veriut të vendit vërehen policë nëpër lokacione të caktuara. /kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka dha një intervistë për “BT Sport” menjëherë pas…