 
                    Rreth 93 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë
                11 qershor 2021
                |  15:19
            
        Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar rreth 93 mijë qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 674 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 890 doza të vaksinës. Deri më sot 7 718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        