Rreth një muaj më parë u aksidentua, sot ndërroi jetë

23 maj 2020 | 11:20

Ka ndërruar jetë një ndër gjashtë personat që kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Bradash Podujevës rreth një muaj më parë.

Aksidenti ka ndodhur më 29 prill 2020, ndërsa policia ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një nga viktimat që ka qenë duke u trajtuar në QKUK.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pasur parasysh se kemi pranuar një numër të konsiderueshëm…