ATK-ja jep hollësi për rimburësim të kuponëve fiskalë

23 maj 2020 | 11:17

Duke pasur parasysh se kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskalë, e cila, siç jeni të njoftuar, është ndërprerë me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, në të njëjtën kohë ta parandalojmë përhapjen e COVID 19.

Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marrë vendim që të fillohet kampanja pasi që çdo veprim i ATK-së dhe i të gjitha institucioneve të tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar qytetarë,  ATK menjëherë pasi të marrë vendim për rifillimin e kampanjës për rimburësim të kuponëve fiskalë do t’ju informojë në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit në Australi pretendojnë se kanë regjistruar shpejtësinë më të…