Rrëzohet avioni, tetë të vdekur, shpëton një fëmijë

13 gusht 2018 | 08:25

Një avion i vogël humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror në Indonezi, ndërsa më pas u gjet i rrëzuar nga banorët në qarkun Pengungan Bintang.

Ekipet për kërkim-shpëtim në Indonezi kanë gjetur tetë persona të vdekur dhe një të mbijetuar.

Fëmija 12-vjeçar që ka shpëtuar nga ky aksident, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në Indonezi ndodhin shpesh aksidente ajrore.

Një avion që po udhëtonte nga Surabaya për në Kuala Lumpur ishte rrëzuar në detin Java në vitin 2014, duke lënë të vdekur 162 persona, sa ishin në bord.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 100 zona zgjedhore në Britaninë e Madhe…