Rrëzohet kërkesa për McGonigal, Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD-së ‘protestojnë’

26 janar 2023 | 12:11

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha është përjashtuar nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë për shkak se ka bllokuar foltoren duke kërkuar debat me Kryeministrin, pas arrestimit në ShBA të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar”, ka thënë Berisha.

Pasi Berisha ka bllokuar foltoren Kuvendi ka votuar dhe rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për debat me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: Zonja kryetare unë mendoj që respektimi i rregullores duhet të jetë një çështje themelore. Sa i përket kërkesës me dhunë, pikësëpari është e pabazuar në rregulloren dhe e dyta është një farsë politiko-mediatike për të shmangur vëmendjen nga loja ruse e PD dhe vjen në këtë moment për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse për 21 janarin. Çështja që i referohet non grata i madh i Amerikës është një çështje që po hetohet. Në thelb problemi lidhet me sa si dhe qysh e ka zbatuar detyrën zyrtari. Në rastin konkret drejtësia amerikane ka 0 akuza qoftë për kryeministrin apo anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Propozoj rrëzimin me votë të kërkesës për ndryshim të rendit të ditës.

Lindita Nikolla: Hedhim propozimin, kush është kundër?

Sali Berisha: Nuk e kaloni dot ju në këtë mënyrë McGonigalin.

Lindita Nikolla: Numëroni votat pro ju lutem, kartonët ju lutem. Uluni në vend, ngrini kartonët.

Sali Berisha: S’ka vlerë, turp të keni! Nuk shpëtoni dot nga kjo, nuk kalohet. Ka interesa kombëtare këtu.

Lindita Nikolla: Propozimi për ndryshim të rendit të ditës nuk miratohet.

Taulant Balla: Në konsultim me Komisionin e Ekonomisë mendoj se duhet miratuar nga seanca plenare për të kaluar nga rendi i sotëm në seancën pasardhëse ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para zgjedhjeve në të dyja vendet, autoritetet sllovene dhe ato…