Rrëzohet mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër

03 shkurt 2023 | 12:44

Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi i këmbësorëve në zonën e Bahçallëkut në Shkodër. Gazetari i ABC news Simon Shkreli raporton se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Mësohet se një kamion teksa po transportonte një eskavator ka hasur në mbikalim, çka dyshohet të jetë edhe shkaku i shembjes së mbikalimit.

Në pamjet e siguruar nga ABCNews shihet e gjithë pjesa metalike, e cila pas rënies ka zënë aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lehtësimin e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë…