Rrëzohet një helikopter në Ukrainë, 4 të vdekur

25 janar 2018 | 23:05

Katër persona kanë humbur jetën si rezultat i rrëzimit të një helikopteri në rajonin Poltova të Ukrainës.

Katër persona kanë humbur jetën pasi një helikopter i tipit Mi-8 është rrëzuar në afërsi të qytetit Kremençuk në rajonin Poltova të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësia e Servisit Shtetëror për Gjendje të Jashtëzakonshme në Poltova, Svetlana Rebalko, në një deklaratë për mediumet e Ukrainës tha se helikopteri i tipit Mi-8 i një firme private është rrëzuar në orët e mbrëmjes në afërsi të qytetit Kremençuk teksa po kryente fluturim trajnues.

Rebalko njoftoi se sipas të dhënave të para, në bord gjendeshin katër persona dhe se që të gjithë kanë humbur jetën.

Siç theksohet, forcat e sigurisë kanë kryer hetime në lidhje me aksidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka rrëfyer sërish për problemet…