RrGK-ja kujton Nexhmije Pagarushën si një grua të fuqishme

07 shkurt 2020 | 13:18

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarushës (1933-2020).

“Vdekja e saj nuk është humbje e madhe vetëm për familjen e miqtë e saj, por edhe për botën e artit mbarëshqiptar. Kthejmë kokën pas dhe me krenari kujtojmë se në vitin 2015 Pagarusha mori mirënjohje nga RrGK për ‘Guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë’. Krenohemi që përgjatë përpjekjeve tona për fuqizimin e grave, rrugët na u kryqëzuan me një grua kaq të fuqishme siç ishte dhe do të mbetet gjithnjë Nexhmije Pagarusha”, është thënë në telegramin ngushëllues të rrGK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Vlora Dumoshi, i ka…