Rrihen në qendër të Mitrovicës, kërkojnë trajtim në spital

01 gusht 2020 | 20:12

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Mitrovicës rreth orës 18:00. Lajmin për këtë rrahje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona të tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar”, ka njoftuar për rastin Avni Zahiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin turistik të plazheve Da Nang në Vietnam planifikohet…