Vietnami do ta testojë tërë popullin e qytetit De Nang për Covid-19

01 gusht 2020 | 20:08

Në qytetin turistik të plazheve Da Nang në Vietnam planifikohet që të testohet tërë populli për Covid-19.

Autoritetet lokale e dhanë këtë njoftim pas 40 raste të reja me koronavirus u raportuan atje. Kjo shifër ka bërë që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Vietnam ka shkuar në 586, ndërsa tri vdekje janë raportuar që nga e premtja.

Da Nang ka një popullsi prej rreth 1.1 milion njerëz.

Zyrtarët lokalë mjekësorë kanë kryer më shumë se 8 000 teste qëkur u zbulua një shpërthim i ri me Covid-19 në qytet.

Autoritetet thanë se aftësia e testimit tani do të rritet nga 8 000 në 10 000 në ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka…