Rriten kërcënimet për terrorizëm ndaj Danimarkës

21 mars 2024 | 12:16

Kërcënimet për terrorizëm në Danimarkë janë rritur për shkak të luftës së Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gaza dhe një serie djegiesh të Kuranit në Danimarkë vitin e kaluar, ka thënë të enjten Shërbimi danez i sigurisë dhe inteligjencës – PET.

PET-i ka vlerësuar nivelin e përgjithshëm të kërcënimit nga katër në pesë, por tha se rreziqet brenda atij niveli ishin rritur.

“Konflikti midis Izraelit dhe një numri grupesh militante është sigurisht shqetësues për shumë njerëz, përfshirë Danimarkën”,  është thënë në deklaratën e PET-it.

Aktivistët anti-islamë vitin e kaluar patën dëmtuar disa kopje të Kuranit në Danimarkë dhe gjithashtu në Suedinë fqinje, dy nga vendet më liberale në botë, të cilat kanë lejuar kritika të ashpra ndaj fesë në emër të fjalës së lirë.

Suedia e pati ngritur alarmin e saj për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë, duke thënë se kishte penguar sulmet pas djegies së Kuranit dhe akteve të tjera kundër librit më të shenjtë të Islamit që shkaktuan kërcënime nga xhihadistët.

Parlamenti i Danimarkës në dhjetor të vitit të kaluar e parti miratuar një ligj që e bën të paligjshme djegien e Kuranit në vende publike, duke kërkuar të zbusë tensionet me vendet myslimane, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar…