Rriten rastet e të infektuarve me Covid në Mitrovicë

09 gusht 2021 | 14:01

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj-Barani, ka bërë me dije se ditët e fundit është shënuar një rritje e rasteve e të infektuarve me virusin Covid-19 në ketë komunë.

Ajo ka treguar se aktualisht janë 60 raste aktive me Covid, kurse nga gjithsej 25.000 doza të vaksinave që janë dhënë deri më tani, vetëm gjatë muajit korrik janë vaksinuar 10.500 qytetarë.

Me këtë rast, drejtoresha Barani ka apeluar te të gjithë qytetarët që të lajmërohen për regjistrim në qendrën e vaksinimit apo edhe përmes adresës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes nga Barcelona, Massimiliano Allegri ka qetësuar tifozët, duke…