Allegri beson në projektin që ka nisur të Juve

09 gusht 2021 | 13:58

Pas humbjes nga Barcelona, Massimiliano Allegri ka qetësuar tifozët, duke thënë se është besimplotë te projekti që ka nisur.

“Barcelona ishte më para me përgatitjet, ka zhvilluar më shumë ndeshje, por unë jam i kënaqur, natyrisht përveç rezultatit. Gjuajtëm shumë portën, krijuam raste të ndryshme, por pësuam edhe gola të evitueshëm. E rëndësishme është gjithsesi që të jemi gati në datën 22 gusht për debutimin në kampionat kundër Udineses”, ka deklaruar ai.

Natyrshëm që në prag të sezonit ë ri, një vëmendje të veçantë meritojnë dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Dybala , me Allegrin që jep edhe të rejat në lidhje me dy futbollistët kryesorë të sulmit.

“Cristiano bëri një ndeshje të mirë, po stërvitet shumë mirë. Është vënë në dispozicion të skuadrës, tani gjatë javës do të jetë edhe Dybala, që të martën rikthehet përfundimisht me grupin, të shtunën do të jetë në dispozicion për testin me Atalantën dhe besoj se do të luajë një pjesë të ndeshjes”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës,…