Rritet numri i pacientëve me Covid në Kosovë

18 janar 2022 | 11:43

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga Covid-19.

51 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit…